5 policë të plagosur, Lleshaj në spital: Organizatorët e protestës do të mbajnë përgjegjësi
  • 5 years ago
Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj takoi në mbrëmje në Spitalin e Traumës, efektivët e plagosur gjatë protestës 4 orarëshe që opozita jo parlamentare mbajti dje para Kryeministrisë dhe Parlamentit, dhe që u mbyll teksa kaloi ora 22:00.

Ministri thonë se organizatorët e protestës do të mbajnë përgjegjësi, dhe se nuk është dëmtuar vetëm policia por edhe rendi publik dhe imazhi i vendit.

''Sapo vizitova policët e plagosur në Spitalin e Traumës. Pasojë e një protestë të dhunshme, të maskuar nga nata dhe maskat e vërteta, si ato që përdor jo rrallë krimi.

Mirënjohje për punonjësit e Policisë shqiptare. Solidaritet me fëmijët, bashkëshortet, nënat dhe familjarët e tyre.

Organizatorët dhe ekzekutorët e dhunës, kanë sulmuar jo vetëm institucionet kushtetuese dhe Policinë, por edhe qetësinë e qytetarëve, rendin publik dhe imazhin e vendit dhe për këto do të mbajnë përgjegjësi ligjore, publike dhe politike.

Dhuna nuk është opsion!'', shkruan Lleshaj teksa ka postuar një video nga vizita e efektivëve në Spital. Me të ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Pesë punonjës të policisë u plagosën, disa prej të cilëve pësuan djegie në fytyrë si pasojë e hedhjes së kapsollëve nga ana e protestuesve. Ndërkohë në protestë u përdor edhe gazi lotsjellës pasi simpatizantët tentuan disa herë të sulmojnë godinën e Parlamentit.
Recommended