Lleshaj: E dini ç'ndodhi kur policët hoqën kapelet në '97? Përgjegjësinë e kanë drejtuesit

  • 4 years ago
Në fjalën e tij ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u ka kthyer një përgjigje të gjithëve atyre që kanë kritikuar sjelljen e policisë në protestën e artistëve. Duke kërkuar që Teatri të mos politizohet, që sipas Lleshajt një gjë e tillë ka ndodhur, ai komentoi edhe thirrjet e aktivistëve në protestë 'hiqni kapelet'. Për këtë, Lleshaj rikthehet pas në vitin në 1997 sipas së cilit ata që e kanë përjetuar këtë kohë e dinë shumë mirë se çfarë ndodh kur nuk ka qoftë edhe një ditë të vetme polici. Ndërkohë, sa i përket akuzave të opozitës se policia nuk ka pasur numra identifikimi në protestë, Lleshaj tha se përgjegjësia e tyre nuk është individuale, por e drejtuesve.

"Teatri po ngatërrohet me politikën. Kalimi i njerëzimit nga gjendja natyrore në gjendjen shoqërore, ku dhuna i delegohet një strukture të specializuar është një nga element kryesore ku njerëzimi kaloi nga barbaria te kultura. Diskutimet e fundit kanë targetuar policinë e shtetit, një diskutim për kulturën duke e shndërruar në një absurd konceptual, policia është parakusht që ekonomia, kultura të zhvillohet. E pafalshme dhe tragjike që policia të ndodhet në mes të diskutimit për kulturën. Një nga prioritet e mëdha që ndjek unë në detyrën time është që me policinë e shtetit të mundësojmë që shteti shqiptar të mos rrëzohet sa herë që grupe të caktuara kanë një axhendë polike.

Recommended