Vrasjet që përgjakën gushtin, Lleshaj i prerë me drejtuesit e policisë: Merrni masa
  • 5 years ago
Gushti është përgjakur nga disa vrasje të ndodhura në qytete të ndryshme të vendit tonë, si në Vlorë, Fier dhe në Rreshen. Në këtë situatë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit të nivelit qendror dhe vendor ku ka bërë thirrje që të shtohen masat e sigurisë për parandalimin e krimit. Duke kritikuar disa drejtues vendorë për ngjarje kriminale të ndodhura gjatë muajit gusht, z. Lleshaj përcaktoi detyra të qarta që duhet të ndiqen në periudhën në vijim. ?Presingu? i mirëfilltë ndaj personave me profil kriminal, përfshirë edhe ata që kthehen në vend gjatë pushimeve, mbikqyrja parandaluese ndaj tyre, kontrollet e mjediseve të frekuentuara prej tyre, e automjeteve dhe e veprimeve u përcaktuan si detyrë e dorës së parë. Po ashtu, u kërkua shtimi i kontrolleve për armëmbajtjen pa leje në mjedise publike si në qarkullimin rrugor, bare e diskoteka etj.

Jo më larg se dy ditë më parë në Rrëshen u ekzekutua Armando Gjini 48-vjeç, i njohur si pjesë e grupit të Met Kananit. Po ashtu më datë 11 gusht u vra me thikë Florian Selimi, 23-vjeç në vendin e quajtur "Kthesa e Hamilit" në fshatin Sulaj të Fierit. Më 7 gusht një tjetër ekzekutim tronditi Selenicën ku u ekzekutua me plumb në kokë Nikola Ikonomi. Saga e vrasjeve të muajit gusht u hap me vrasjen e me 6 plumba pronari i lokalit në plazhin e Vlorës, Arben Beqiri. Vrasje kjo e ndodhur me 4 gusht. Kjo situatë duket se ka sjellë edhe shqetësimin e madh të ministrit të Brendshëm.
Recommended