Ora News – Lleshaj: Drejtuesit e Universiteteve të garantojnë vijueshmërinë e mësimit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se ishin drejtuesit e Universitetit ata që kërkuan ndihmën e policisë. Në një komunikim me gazetarët, Lleshaj tha se duhet t?i lëmë universitetet të lira për këdo.

Ministri i Brendhshëm Sandër Lleshi bëri thirrje drejtuesve të universiteteve që të punojnë për të lënë të lirë ambientet universitare.

LLeshi tha se kishin qenë drejtuesit e Universiteve që kishin kërkuar ndërhyrjen e policisë.

"Ne kemi pasur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve. Mbrëmë ka pasur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë për të liruar mjediset që janë zënë me barrikada të improvizuara nga një grup i vogël personash. Veprimet janë bërë nga policia private, dhe policia e ka mbështetur nga larg. Garancia që u jepet dhe paprekshmëria universitare do të thotë paprekshmëri nga çdo formë e dhunës. Është detyrë e drejtuesve të universiteteve që ato të mbeten zona të lira për këdo. Gjej rastin të ftoj drejtuesit e universiteve që janë prekur nga këto fenomene të bëjnë kujdes të ruajnë universitetet nga cdo formë dhunimi në mënyrë që të garantojnë vijueshmërinë e pandërprerë të programit mësimor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lleshaj-drejtuesit-e-universiteteve-te-garantojne-vijueshmerine-e-mesimit

Recommended