Ora News - Kanabizimi i vendit, Lleshaj kërkon të identifikohen policët e inkriminuar

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Në kohën kur vendi po përballet me një rritje të mbjelljes së kanabisit, ministri Sandër Lleshaj ngriti shqetësim për inkriminim të punonjësve të policisë që favorizojnë elemente kriminal. Para strukturave të policisë dhe prefektëve, Lleshaj dha ultimatumet e fundit për luftën ndaj kanabisit.

Në një kohë që drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu pranoi se këtë vit ka një tendencë në rritje të mbjelljes së kanabisit, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ngre shqetësim inkriminimin e punonjësve të policisë.

Duke folur para strukturave drejtuese të bluve dhe prefektëve, Lleshaj i la detyrë drejtuesve, që të idenfitikohen efektivët të cilët kryejnë punë të pamjaftueshme apo bashkëpunojnë me elemente kriminalë.

Lleshaj: Tentativa për kultivim ka në shumë qarqe të vendit. Përgjegjësia e secilit prej jush është lufta në tre fronte: Vënia para përgjegjësisë e administratorit, zhvillimi i operacioneve policore, monitorim dhe goditje ku risku është i lartë dhe ka informacione, së treti ballafaqimi me të keqen brenda vetes. Kultivimi i kanabisit apo veprimtari të tjera kriminale lidhen me punën të pamjaftueshme dhe kriminale të elementëve brenda policisë që duhen identifikuar dhe të vihen para përgjegjësisë.

Vitin e kaluar kemi pasur disa raste punonjësish policie që janë proceduar penalisht për moskryerje të detyrës apo edhe përfshirje në veprimtari të paligjshme. Për fat të keq edhe sivjet ka pasur raste të tilla që ose nuk kanë bërë detyrën, ose e kanë bërë keq, ose janë përpjekur për ta dëmtuar atë duke u përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe kriminale.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/kanabizimi-i-vendit-lleshaj-kerkon-te-identifikohen-policet-e-inkriminuar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended