Ora News - Policët në kushte të vështira pune, Avokati i Popullit kërkon trajtim psikologjik
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Pas orëve shtesë të papaguara nga viti 2016 dhe ndalimit të transferimeve pa kriter të efektivëve jashtë vendbanimit, Avokati i Popullit i kërkon qeverisë që policët që punojnë në kushte të vështira tu ofrohet shërbimi i trajtimit psikologjik. Sipas avokatit kjo ven për shkak të natyrës së misionit që ata kryejnë dhe orareve të zgjatura në punë.

Pas orëve të punës shtesë të pa paguara që nga viti 2017 për efektivat e Policisë së Shtetit, shkarkimet e padrejta nga puna, Avokati i Popullit ngre alarmin dhe për kushtet e vështira të punës së efektivëve.

Në një dokument të siguruar nga RTV Ora thuhet se ndërkohë që Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme janë në borxh me mijëra efektiva për orët shtesë, ata punojnë në kushte të vështira për shkak të stresit dhe të ngarkesës psikologjike.

Sipas dokumentit kjo vjen nga natyra e misionit që ata kryejnë por dhe nga orari i zgjatur i punës.

Duke u nisur nga këto kushte avokati kërkon që për efektivët e policisë të cilët kanë ngarkesë në punë tu ofrohet shërbimi i trajtimit psikologjik.

Gjatë vitit 2019 janë të paktën 4 raste kur efektivët e policisë, në kushte të vështira psikologjike kanë përdorur armën e shërbimit, duke u përshirë në incidente të ndryshme.

Një tjetër pikë kritike që Avokati i Popullit kërkon të zgjidhet është dhënia e trajtimit financiar për punë të dëmshme efektivëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/policet-ne-kushte-te-veshtira-pune-avokati-i-popullit-kerkon-trajtim-psikologjik

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended