Ora News - Jeta në kontenier, 43 familje në Manëz të Durrësit jetojnë në kushte të vështira
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Durrësi është një nga zonat më të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, që numëroi plot 24 viktima dhe më shumë se 2500 familje të pastreha. Në Manëz, 43 familje jetojnë në kontenier dhe thonë se drama për ta vijon, pasi kushtet janë tejet të vështira.

Ky kamp i improvizuar me kontenier në Manëz të Durrësit, ka banorë nga të gjitha moshat, duke nisur nga 2 muajsh, deri në 85 vjeç.

Që pas tërmetit të 26 nëntorit thonë se vështirësia për ta vijon, edhe pse nuk janë më në çadër.

"Nuk është aq keq, por më mirë është në shtëpi se këtu."

Në çdo kontenier, jetojnë 2 familje, ndaj dhe shpesh, nuk ka vend për të fjetur.

"Ne jemi katër pjesëtarë familje, kemi vetëm dy krevate të cilët i ka marrë vëllai te çadrat. Ne flemë përtokë, unë dhe motra, ndërsa vëllai dhe mami flenë në krevat".

Vështirësinë kryesore e hasin në furnizimin me ujë.

"Vjen vetëm në mëngjes nga ora 7 ose 8. Një orë rri, deri në 9."

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/jeta-ne-kontenier-43-familje-ne-manez-te-durresit-jetojne-ne-kushte-te-veshtira

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/0wkDsyQ-gng
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended