Këlcyrë/ Jetojnë në kushte të vështira ekonomike, e moshuara dhe djali i saj i sëmurë
  • 5 years ago
Një e moshuar dhe djali i saj jetojnë në një banesë të kthyer në një ngrehinë. Stoli Yzaj apelon për ndihmë, por pavarësisht thirrjeve të saj dhe problemeve të vazhdueshme shëndetësore dhe psiqike mjekët e Tepelenës nuk e kanë parë të arsyeshme kalimin e tyre në KEMP. Nga ana tjetër edhe bashkia nuk e konsideron si rast për trajtim me ndihmë sociale.

Në qytetin e Këlcyrës, jeton një grua e moshuar së bashku me të birin në një banesë gjysmë të rrënuar. Koha e keqe që përfshiu jugun e vendit javët e fundit, e rëndoi edhe më teper konstruktin e banesës një katëshe në lagjen Guri të qytetit të Këlcyrës. Banesa përdhese është në grahmat e fundit dhe ndoshta një ditë mund të zërë nën vete Stolinë e moshuar së bashku me të birin të cilët jetojnë në mjerim të plotë. Drama e familjes Yzaj nuk mbaron me kaq, por bëhet edhe më e ndjeshme kur mëson se kryefamiljarja vuan nga probleme të ndjeshme psiqike e bashkë me të edhe i biri.

Shumë herë në gjendje afër normalitetit i ka sjellë kunati i saj Tafil Yzaj të cilit i ka rënë barra të mbajë me ushqime të shoqen e vëllait të vdekur së bashku me nipin të dy me probleme të rënda psiqike.

Të dy kanë nevojë të trajtohen me pagesë paaftësie por askush nuk i jep drejtim. Kanë kërkuar shumë herë por I përcjellin sa në Vlorë dhe Elbasan për të siguruar një pension invaliditeti mental. Edhe banorë të lagjes pranojnë mjerimin e plotë të familjes Yzaj e cila është lënë pas dore dhe e braktisur nga institucionet shtetërore.

Bashkia deri më sot e ka gënjyer me pako ushqimesh në raste festash, ndërkohë që nuk trajtohet nga fondet sociale.

Me shumë halle mbi supe, e moshuara Stoli Yzaj mjaft herë ka tentuar vetvrasjen në kushtet e depresionit. Shumë herë e kanë shpëtuar komshinjtë. Ndërkohë që edhe për neurologun e Përmetit , e moshuara së bashku me të birin, nuk duhet të trajtohet me kemp.
Recommended