TV Ora - Policia shkencore, Çeloaliaj: Punojmë në kushte të vështira infrastrukturore
  • 5 years ago
#tvora #

Rreth 4 vite më parë, Institutit i Policisë Shkencore, u zhvendos nga Ministria e Brendshme për në ambientet e Gardës së Republikës. Ky moment ka krijuar vështirësi për këtë institucion, për shkak të kushteve të këqija infrastrukturore. Drejtori, Xhevahir çeloaliaj, shqetësimin ua ka ngritur deputetëve socialistë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Institutit i Policisë Shkencore punon në kushte të vështira, kjo për shkak të infrastrukturës ku është ngritur dhe funksionon për më shumë se 3 vite.

Shqetësimi është ngritur nga drejtori Xhevahir çeloaliaj, pas një takimi që ai ka zhvilluar me deputetët socialistë të Komisionit të Sigurisë.

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, pas vizitës në këtë institucion, premtoi mbështetje, ndërsa vlerësoi rolin në zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

Ermonela Felaj: Sot ekipe ndërkombëtare e vlerësojnë Institutin e Policisë Shkencore për kapacitetet teknike apo njerëzore që ka brenda tij. Kuptohet që puna duhet të zhvillohet në ambjente më të përshtatshme. Synimi i kësaj vizite ky ishte, që në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Brendshme të mundemi ti japim pamjen e duhur këtij institucioni, ta lejojmë që ai të punojë në kushte sa më optimale pune.

Instituti i Policisë Shkencore prej me shumë se 3 vitesh është ngritur në ambjentet e Gardës së Republikës, ndërsa pritet që sërish brenda pak kohësh të ndërrojë godinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/policia-shkencore-celoaliaj-punojme-ne-kushte-te-veshtira-infrastrukturore

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended