Sindikatat-qeverisë : Gratë në fasoneri punojnë në kushte të vështira, të pajisen me status
  • 5 years ago
Rreth 100 mijë gra dhe vajza që punojnë në sektorin fason prej vitesh janë të keqpaguara dhe të shfrytëzuara, teksa askush nuk ngre zërin për problemet më të cilat përballen këto gra, të cilat vijnë nga familje me probleme të theksuara ekonomike.

Muajt e fundit janë shënuar disa raste të helmimit në masë të grave që punojnë në fasoneri, kryesisht në Durrës dhe sot që flasim asnjë prej atyre fasonerive nuk është mbyllur dhe ndëshkimet kanë qenë sporadike.

Në prag të 8 marsit Konfedeara e Sindikatave të Shqipërisë i propozon qeverisë miratimin e një statusi të veçantë për punonjëset fasone, kur parashikohet që paga minimale për gratë dhe vajzat që punojnë në këtë sektor të jetë 30 mijë lekë.

Anisa Subashi zv Presidente e Sindikatës shprehet se statusi parashikon edhe të tjera përfitime për gratë që punojnë në këtë sektor,ku sipas saj nuk mungon informaliteti.
Recommended