Siguria në punë/ Mjeshtri: Të miturit dhe gratë shtatzëna punojnë në kushte të këqija
  • 5 years ago
Standartet dhe kushtet e papërshtatshme shëndetësore dhe të sigurisë vazhdojnë të shkaktojnë viktima në punë. Vetëm në vitin 2018, kanë ndërruar jetë 27 persona në Shqipëri, si pasojë e kushteve të këqija të punës.
Ditën e sotme u mbajt konferenca rajonale për sigurinë në punë, ku u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet e studimit.

Eni Mjeshtri, nga Qendra për të drejtat në Punë, për Report TV tha se sektori me kushtet më të këqija për të punuar është ai industrial, ndërsa tjetër problematikë e evidentur është dhe punësimi i të miturve dhe grave shtatzëna, të cilat punojnë në kushte të papërshtatshme.

?Sektorët më të prekur nga siguria në punë janë minierat, nafta, kei ndërtimin, ndërmarrjet prodhuese. Është e dhimbshme ta thuash por edhe të miturit janë brenda marrëdhënieve të punës, ndërsa në pjesën e grave shtatzëna duhet ta pranojmë që ka ende problemedhe shkelje dhe duhet medoemos të bëhen të ndërgjegjshëm jo vetëm punëdhënësit por edhe gratë vetë duhet të dinë cfarë garanton ligji?, thotë Eni mjeshtri.

Në konferencë ishte i pranishëm Arben Seferaj, drejtuesi i Inspektoriatit të Punës, i cili u shpreh se ende ka punë për të bërë në drejtim të trajtimit të informalitetit, forcimit dhe mbajtjes së përgjegjësisë nga insitucionet përkatëse.

?Para se të kërkojmë zbatimin e standarteve të punësimit nga biznesi, duhet të vendosim standartet në punën tonë dhe kjo platform do të na mundësojë këtë gjë. Konkretisht do japë kontribut në rritjen e kapaciteteve të inspektoriatit të punës?, u shpreh Seferaj.

Sipas raportit të kryer nga Inspektoriati i punës vetëm gjatë vitit 2018, janë aksidentuar në ambientet e punës 195 persona.
Recommended