Wake Up/ Gratë për gratë; "Për 8 mars, në vend të luleve mundëso një vend pune"
  • 5 years ago
"Për 8 mars, në vend të luleve mundëso një vend pune!". Me këtë moto një grup grash kanë vendosur ta festojnë 8 marsin e tyre. Qëllimi i kësaj nisme është që ti dhurojnë punë dhe dinjitet një gruaje. Gratë që i janë bashkuar vullnetarisht kësaj nisme kanë kontaktuar me shumë kompani private të cilat ofrojnë vende punë në profesione të ndryshme. Fushata ka nisur sot për të kulmuar pikërisht më 8 mars në Sheshin "Skënderbej" ku qindra gra të papuna do të ftohen po nga gratë që të plotësojnë nj formular me të dhënat e tyre profesionale. Atë ditë Sheshi "Skënderbej" do të shndërrohet në një zyrë pune në përpjekje për të gjetur punën e përshtatshme për çdo grua që aplikon.
Recommended