Kultivimi i luleve nje biznes i ri ne vend - (8 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Fermerët që ekonominë e tyre ia kushtojnë rritjes dhe kultivimit të lules aktualisht janë të pakët. Pesë vjet punë edhe 400 mijë lekë investime fillestare, i është dashur këtij fermeri për t?iu përkushtuar me punën e tij kultivimit të luleve dhe krijimit të varieteteve të reja. Ky fermer kultivon lule shqiptare si trëndafili, karafili, kaktusi, gladiola korçare etj.

Kultivimi i luleve kërkon së pari mbjelljen e tyre me fara nëpër kubikë dhe një detaj i rëndësishëm është përgatitja e dheut, i cili duhet të përmbajë plehun organik, humusin, si dhe plehrat kimike. Rreth 100 bimë të ndryshme rriten këtu, ku midis të tjerash edhe varietete të marra nga jashtë.

Qëllimi final i kultivimit të luleve dhe krijimit të shumëllojshmërisë me ngjyrat e tyre është zbukurimi i ambienteve tona publike dhe familjare. Kultivimi i luleve sot për sot, po konsiston në shitblerjen dhe procesi i blerjes së tyre nga tregu i jashtëm për t?u shitur tek ne do të kërcënojë humbjen e origjinalitetit të specieve tona autoktone./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended