Gjenden 750 euro false të fshehura në një biznes në Vlorë, arrestohet 30-vjeçari
  • 5 years ago
VLORË- Një 30-vjeçar me iniciale G.M. ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet si poseduesi i disa kartëmonedhave false të gjetura në një aktivitet privat pranë lagjes "29 Nëntori", Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë biznes në në rrugën "Hajredin Haxhiraj", policia gjeti 750 euro të fshehura, të dyshuara si të falsifikuara.Policia njofton se materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale "Falsifikimi i monedhave"
Recommended