Top News - Skandali në Lushnje/ Dy vendime nga e njëjta gjykatë

  • 4 years ago
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lushnjes, e cila gjykoi një vendim të ekzekutuar, po të Gjykatës së Shkallës së Parë! Pra, dy vendime nga e njëjta gjykatë, për të njëjtën çështje, ku një trup gjykues vendos se disa dokumente duhen asgjësuar dhe një tjetër trup gjykues vendos që asgjësimi të pezullohet.
Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua z.Sefedin Shefa, i cili prej 26 vitesh po endet në dyert e gjykatës, prokurorisë dhe hipotekës për të fituar të drejtën e një trualli në ish-kinema Lushnje.

Disa muaj më parë, emisioni investigativ faktoi se prej shumë vitesh, disa dokumente të falsifikuara ndodheshin në zyrat e shtetit dhe askush nuk merrte vendim për t'i asgjësuar. Pas investigimit, Gjykata e Lushnjes vendosi që t'i asgjësoje pikërisht këtë vendim!
Në datën 23 dhjetor 2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje pranoi kërkesën e z.Sefedin Shefa për fshirjen e dokumenteve të konstatuara të falsifikuara nga Prokuroria e Lushnjes. Më pas, në datë 14 janar 2020, prokurori i Lushnjes, Artan Hazbi, ka lëshuar një urdhër për ekzekutimin e vendimit penal "për fshirjen e dokumenteve të konstatuara të falsifikuar".
Aktualisht, për të njëjtën çështje ka dy vendime gjykate! Gazetarët e Fiks Fare shkuan disa herë për të pyetur prokurorin Artan Hazbi, se përse nuk apeloi vendimin e dytë. Por, po në kaq tentativa, prokurori nuk dha asnjë shpjegim.

Në fakt, emisioni Fiks Fare ia dërgoi disa juristëve dy vendimet e gjykatës, të datës 23 dhjetor 2019 dhe të datës 24 shkurt 2020. Dhe, përgjigjet e tyre kanë qenë të njëjta: Padia mund të shqyrtohej, por kurrsesi Gjykata e Lushnjes nuk mund të pezullonte një vendim të saj, aq më tepër të ekzekutuar!

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Lushnje#TopChannel

Recommended