Wake Up/ DR. Ilir Alimehmeti: Të izolojmë spitalet. QSUT, burimi i vatrave e reja me KOVID

  • 4 years ago
Shqipëria prej disa ditësh po shënon një rritje të rasteve me Covid19. Por ditën e djeshme është raportuar numri më i lartë i rasteve, plot 42 persona të prekur, që nga fillimi zyrtar i pandemisë në vendin tonë. Ndërsa shifrat sot janë edhe më të larta. Siç raportojnë burime të Top Channel nga 291 testime të kryera kanë rezultuar 44 raste pozitive, 21 Tirana, 4 në Kamëz, 6 në Krujë, 4 Shkodër, 4 Durrës, 2 në Lushnje dhe nga 1 në Gjirokastër, Vlorë dhe Elbasan. Në këtë situatë disa prej shqetësimeve që shtruan autoritetet e shëndetësisë janë se është rritur numri i shtrimeve në Spitalin Infektiv, ndërkohë që është shtuar ndjeshëm numri i personelit shëndetësor të prekur nga KOVID-19 brenda Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në disa shërbime të saj por edhe në disa qendra shëndetësore. Autoritetet e shëndetësisë kanë deklaruar edhe gjatë këtyre ditëve se rastet e shtuara kanë ardhur nga grumbullimet e njerëzve (protestat e ditëve të fundit, apo edhe ceremonitë mortore) kryesisht në rrethe. Por a është kjo arsyeja e rritjes së rasteve? A do nevojitet që për këtë arsye t'i kthehet vendi masave izoluese, dhe qytetarët jetës normale? Dr.Shk. Ilir Alimehmeti, Epidemiolog Klinik, Fakulteti i Mjekësisë Tiranë thotë se: "Kur kemi një situatë të tillë ne ndalemi te pacientët dhe marrim historitë e tyre të mëparshme si janë sjellë para infektimit. Nëse e vini re, i vetmi informacion zyrtar që kemi nga shifrat që jep Ministria e Shëndetësisë është rrethi nga vijnë rastet. Kaq të prekur në këtë rreth, kaq në këtë rreth dhe, duket se ky virus ka një përhapje homogjene. Por ne duhet të lexojmë ndër rreshta. Nga 42 raste 5 janë personel mjekësor që do të thotë se, 5 nga 42 raste janë më shumë se 10%. Këta 5 mjekë janë potencial infektues dhe për pacientë apo mjekë të tjerë nga ku mund ta kenë marrë. Që në fillim fare kemi thënë se të parat që duhen ruajtur si sytë e ballit janë spitalet dhe qendrat shëndetësore, sepse ato janë vatra nga ku mund të ndodhë përhapja më e fortë. Dhe mos të harrojmë që spitali në veçanti QSUT i ka krahët shumë të gjëra, pra rrezja e problematikave që mund të shkaktojë një spital ku shkon e gjithë Shqipëria janë tëmëdha. Është shumë e drejtë ajo që thuhet "evitoni grumbullimet", thjesht nuk thonë se ku, pra që grumbullimi në spitale përbën rrezik. Nuk i kemi shifrat por unë jam i bindur se shumica dërrmuese e rasteve që janë në Tiranë ditët e fundit janë të lidhura direkt me QSUT, por kemi siguri që vatra e Matit ka qenë e lidhur direkt me QSUT, kemi siguri që vatra e Beratit është e lidhur edhe ajo direkt me QSUT-në. Dhe po të mbani mend edhe Shkodra është e lidhur me qendrën shëndetësore atje. Pra janë të lidhura me sistemin shëndetësor. Ndaj izolojmë spitalet"- thotë epidemiologu klinik, Ilir Alimehmeti.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Ch...

Recommended