Wake Up/ Dr. Ilir Alimehmeti: Fëmijët nuk e marrin në qelizë KOVID-19 dhe as e transmetojnë

  • 4 years ago
Studimi që 100% e pacientëve prodhojnë antitrupa ndaj KOVID-19 tregon se fitojmë imunitet por edhe suksesi i modelit suedez vënë në dyshim besimin tek OBSH. Dr. Shk. Ilir Alimehmeti analizon rastin e Suedisë. "Suedia vendosi të bazohej mbi evidencat që thonë se karantinimi bëhet për personat e sëmurë, personat e kontaktit të këtyre të sëmurëve dhe personave në risk. Në këtë rast personat në risk ishin të moshuarit. Për këtë arsye bllokimi i gjithë shtetit nuk do të shkaktonte ndonjë përmirësim shumë të madh të situatës së epidemisë. Ndaj Suedia ndoqi rrugën e bllokimit të eventeve mbi 50 persona e lart, distancim social duke u kërkuar qytetarëve të mos lëvizin shumë jashtë qytete dhe të mbroheshin personat në risk. Këto ishin pak a shumë masat që mori Suedia por ndërkohë nuk i mbylli kurrë shkollat sepse fëmijët nuk janë grup në risk. Dhe ajo çfarë po zbulojmë është se ndoshta fëmijët as nuk e marrin virusin brenda dhe as e transmetojnë atë. Dhe nëse kjo do të rezultonte e vërtetë, do të ishte një ndryshim radikal i lojës. Ndoshta këta fëmijë nuk kanë fare receptorë për rritjen e virusit dhe, vetë virusi ka nevojë për një qelizë të gjallë që të shumohet pra, duhet të hyjë në qelizë dhe në momentin që nuk hyn dot në qelizë atëherë fëmijët e kanë në sipërfaqe të tyre virusin dhe ky virus qëndron aty njësoj si do të qëndronte mbi një tavolinë"

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended