Wake Up/ KOVID shfaq sindromën kavasaki te fëmijët, Dr. Besnik Nurboja: Cilat janë simptomat

  • 4 years ago
Ditët e fundit autoritetet britanike të shëndetësisë kanë dhënë alarmin për një gjendje të re dhe simptoma të lidhura me koronavirusin që duket se po prekin fëmijët. Ato ngritën shqetësimet për një rritje të një ?sindromi inflamator? javët e fundit, duke u shprehur se gjendja është ?shumë e rrallë?, por ?është plotësisht e mundur që është shkaktuar nga koronavirusi?. Ekspertë mjekësorë nga Italia, Britania, Spanja, SHBA por edhe vende të tjera, janë duke e hulumtuar lidhjen e mundshme mes pandemisë së koronavirusit dhe simptomat e një sindromi të ashpër inflamator te fëmijët, të cilët po dërgohen në spital me temperaturë të lartë dhe arterie të ënjtura. Mjekët në Italinë Veriore, një prej zonave më të prekura nga koronavirusi, kanë raportuar numër jashtëzakonisht të madh të fëmijëve nën moshën 9-vjeçare të cilët po vuajnë nga ajo që duket si sëmundja Kavasaki, që është më e zakonshme në disa pjesë të Azisë. Për të mësuar më shumë rreth kësaj sëmundje të rrallë, pse po shfaqet pikërisht tani tek fëmijët e vegjël dhe për të marrë edhe një informacion rreth ecurisë së pandemisë në Britaninë e Madhe ishim në një lidhje Skype me doktor Besnik Nurboja, mjek urgjence, i cili ka pasur pacientë dhe e njeh këtë sëmundje të radhë te fëmijët. " Kjo është një sindromë e rrallë te fëmijët, ama ka të dhëna së fundmi se KOVID po e rikthen këtë sindromë. Unë kam trajtuar dy pacientë me këtë sindromë dhe simptomat që ajo jep janë: temperaturë e lartë që zgjat mbi 5 ditë dhe është mbi 38 gradë, sytë e kuq dhe mukoza e gojës dhe gjuha e skuqur. Gjithashtu buzët janë të thata dhe pak të çara. Lëkura po ashtu pëson skuqje sidomos në duar dhe këmbë dhe tek këto dy gjymtyrë vihen re dhe rrjepje të lëkurës. Një tjetër simptomë është edhe ënjtja e gjendrave limfatike".

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended