Wake Up/ COVID-19 aktivizon sindromën e rrallë dhe fatale për fëmijët

  • 4 years ago
Gjithnjë e më shumë nëpër botë, po vërtetohet se Covid19 ka "aktivizuar" dhe shumë sindroma të tjera të cilat ndeshen shumë rrallë tek pacientët. Më herët kemi folur për një rishfaqje dhe shtim të rasteve të sindromës Kavasaki tek fëmijët e prekur nga Covid19, raste të identifikuara më së shumti në Britaninë e Madhe. Por kohët e fundit po flitet për një sindromë edhe më të rrezikshme, të quajtur sindroma inflamatore multi-sistem te të miturit (MIS-C ose PIMS). Ajo mund të ndodhë te fëmijë që kanë pasur simptoma të lehta të Covid-it, ose kanë qenë asimptomatikë. Dr.Gjeorgjina Kuli-Lito, Shefja e Infektivit të Pediatrisë, Tiranë dhe Shefe e departamentit të pediatrisë në spitalin Hygeia tha se këto raste të sindromës së rrallë janë shfaqur kryesiht tek ata fëmijë që kanë probleme me imunitetin ose kur sëmundja e COVID neglizhohet dhe nuk trajtohet".
Sipas profesionistëve të shëndetësisë, kjo sëmundje përshkruhet si shumë e rrezikshme por edhe frikshme. Neo-natologu Alvaro Moreira i Qendrës së Shkencës Shëndetësore të Universitetit të Teksasit në San Antonio thotë se ?Fëmijët mund të duken të shëndetshëm, nuk kanë shenja të sëmundjes edhe nëse nuk dihet se kanë qenë të sëmurë, dhe pastaj, disa javë më vonë, nisin në trup procese inflamatore?. Këto procese mund të ndodhin në zemër, mushkëri, veshka, tru, lëkurë, sy dhe më shumë, me shenja që të kujtojnë sëmundjen Kavasaki apo sindromën e shokut toksik -vetëm se MIS është edhe më keq. Moreira dhe ekipi i tij gjetën 40 studime që përfshinin 662 fëmijë me sëmundjen, e cila mund të jetë edhe vdekjeprurëse.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel