Ora News - Fëmijët autikë dhe me sindromën down mësim në shkollat publike

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
32 shkolla publike në Tiranë janë të hapura për të mësuar fëmijët me nevoja të veçanta që përfshijnë sindromën doën dhe çrregullime të spektrit autik. Janë 64 mësues mbështetës në gatishmëri gjatë këtij sezoni veror, ndërsa drejtorja e DAR Tiranë, Arjola Byzyka, ka projekt krjimin e klasave burimore, ambient të posaçëm për fëmijët me vështirësi në të nxënë.

Ka një derë të hapur në shkollë këtë muaj, kur nën temperaturat e larta fëmijët i janë drejtuar bregdetit dhe prindërit kanë nisur zyrtarisht pushimet.

Insitucionet e dijes janë tërësisht në funksion me klasa të posaçme për fëmijët me nevoja të veçanta që kanë vështirësi në të nxënë dhe që përfshijnë çrregullime të spektrit autik dhe sindromin doën.

Kristina dhe bashkëmoshatarët e saj të klasës së dytë vijojnë mësimin në një nga shkollat e kryeqytetit, në "Kushtrimin e Lirisë".

Ata asistohen nga mësues mbështetës, që vetëm për Tiranën janë 64 të tillë. Bëjnë punën edhe të logopedistit sipas nevojave që kanë fëmijët.

Si në çdo rast, edhe këtu shihen dy anët e medaljeve; ajo progresive, arritjet dhe rastet e vështira siç tregon dhe mësuesja Eldona Lamnica e diplomuar më herët në psikologji shkollore.

Eldona Lamnica: Që nga muaji shkurt ka ardhur përmirësimi gradual tek ta, e them me bindje.Në fillim ka pasur 2-3 prindër me 5 fëmijë. Prindërit kanë qenë të kënaqur dhe me lot në sy kanë thënë: Fëmija im është përmirësuar. Nëse ai ka punuar tek pjesa e të folurit me një x fëmijë, ne kemi punuar me shkronja, me sistemimin, me letra.

Quhet si një klasë verore dhe punohet falas dhe në mënyrë individuale.

Në procesin e mësimit edhe prindërit mund të jenë pjesëmarrës për të parë punën që bëhet me të vegjëlit e tyre, për të treguar edhe në këtë rast dashurinë e tyre të pakushtëzuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/femijet-autike-dhe-me-sindomin-down-mesim-ne-shkollat-publike