Të prekurit nga Kovid-19 kanë mbushur spitalet, ndjehet mungesa e kuadrit mjekësorë

  • 4 years ago
Numri i pacientëve të infektuar nga CoVid-19 pothuajse ka arritur në limitet e kapaciteteve të spitaleve. Në Kliniken Infektive aktualisht po kurohen 96 pacientë, prej të cilëve 35 janë në oksigjeno terapi. Në Spitalin ?8 Shtatori? në Shkup janë të shtrirë 77 pacientë, prej tyre 15 në makineri të frymëmarrjes artificiale dhe 20 të tjerë në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga ky spital thanë se fluksi i pacientëve ka bërë që përveç 6 reparteve ekzistuese të ambientohen edhe 2 reparte të reja.

?Në 24 orët e fundit janë pranuar 15 raste të reja, të gjithë me simptome të rënda dhe për këtë arsye spitali ka hapur edhe dy reparte të tjera për pranimin e pacientëve të prekur me virusin korona?, njoftojnë nga Spitali ?8 Shtatori?, Shkup.

Rritja e numrit të pacientëve në spitale ka nxjerrë në pah mungesën e personelit mjekësor, të cilët po punojnë në tre turne. Me Kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, 8 infermiere dhe një mjek nga Spitali i Kërçovës janë drejtuar në Klinikën Infektive. Të tjerë mjekë nga Kërçova tani më janë të angazhuar edhe në Spitalin ?8 Shtatori?.

?Janë dërguar 8 infermiere dhe një doktor, të cilët në Shkup do të qëndrojnë dy javë. Respektojmë kërkesën e autoriteteve qendrore që të ndihmojmë për një situatë të tillë shëndetësore në vend?, thonë nga Spitali i Përgjithshëm i Kërçovës.

Spitalet e qyteteve të tjera janë duke kuruar pacientët me simptome më të lehta, thonë autoritetet. Në Spitalin e Manastirit janë të shtrirë 22 pacientë, kurse në kurim shtëpiak janë 4 të tjerë. Në Spitalin e Shtipit janë të hospitalizuar 20 pacientë, kurse në repartet infektive të Kumanovës, Tetovës, Ohrit, Velesit dhe Prilepit janë të hospitalizuar gjithsej 63 pacientë të prekur nga Virusi Korona.

Adnan Qaili

Recommended