Kosova u hapi dyert/ Të prekurit nga tërmeti kthehen vullnetarisht në shtëpi: Na kanë respektuar

  • 4 years ago
VLORË- Të strehuarit e tërmetit në Prizren po kthehen vullnetarisht në Shqipëri. Deri më tani rreth 70 shtetas nga Durrësi janë larguar nga Prizreni, ndërsa kthimi i këtyre personave është bërë në mënyrë të organizuar me autobusë, nën mbikëqyrjen e policisë së Kosovës. Në ish-kampin e KFOR-it Gjerman dhe sallën e sporteve të gjimnazit ?Gjon Buzuku? të qytetit të Prizrenit, aktualish ndodhen rreth 450 të prekur nga tërmeti, ndërsa kthimi i tyre pritet të ndodhë ditëve në vijim.

?Ne po ikim me dëshirën tonë. Faleminderit shumë prej popullit të Prizrenit. Na kanë respektuar. Shumë mirë. Për të ngrënë për të pirë. Dhe po kthehemi në shtëpitë tona. Me siklet?, thanë qytetarët.

Recommended