Wake Up/ Dr. Erion Dasho i përgjigjet Silva Binos: Avantazhet e mia për të thënë të vërtetën e KOVID

  • 4 years ago
Pak ditë më parë, mjeku Gëzim Xhepa publikoi disa të dhëna, dhe imazhe grafike të cilat tregonin se virusi KOVID-19 ka qarkulluar me herët në vendin tonë. Debati përfshiu ekspertë të fushës së shëndetësisë ku pjesë u bënë dhe Silva Bino shefe e departamentit në epidemiologjisë në ISHP dhe mjeku Erion Dasho, ekspert i shëndetit në Frankurt të Gjermanisë. Mjeku Erion Dasho i është kundërpërgjigjur, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, Binos sot në Wake Up duke i kujtuar avantazhet që ka ai për të folur hapur rreth disa të vërtetave mbi KOVID-19 në Shqipëri. "Unë kam një avantazh, sepse prej 20 vitesh nuk punoj në sektorin shqiptarë të shëndetësisë dhe në një farë mënyre jam i zhveshur nga këto konfliktet e interesit. Shumë specialistë në Institutin e Shëndetit Publik Shqiptarë apo që punojnë në sektorë të tjerë të shëndetit në shtet edhe kur duan të flasin dhe i dinë ca gjëra, sepse këto nuk janë eskluzivitet i imi edhe kolegët e mi i kanë njohuritë e duhura, por shteti ka rregullat e veta, dikush nuk flet dot sepse se lë drejtori, dikush nuk mund të flasë sepse nuk lejohet, sipas kodit të komunikimit që ka vendosur tani shteti shqiptar. Unë e ndjej si përgjegjësi morale ndaj kolegëve dhe qytetarëve që ato që gjëra që di t'i them ashtu si i mendoj. Nuk pretendoj se unë jam i vetmi që kam të drejtë dhe këto që them unë duhet patjetër të dëgjohen nga të gjithë por unë jap mendimin tim të paktën të pa cënuar nga këto ngjyrimet politike siç u munduan të më përfshijnë në debatin e fundit disa kolgë"- tha mjeku Erion Dasho duke iu referuar në këtë rast akuzave ndaj tij të shefes së departamentit në epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended