Ora News - Tirana me laborator të ri, kryen 47 lloje analizash

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Në këtë laborator të ri në Poliklinikën e Specialiteteve nr.1 në kryeqytet tashmë mund të kryhen 47 lloje analizash.

Ministrja Ogerta Manastirliu teksa inspektoi investimin tha se laboratori ka bërë të mundur rritjen e gamës së analizave dhe uljen e kohës së pritjes për qytetarët.

Manastirliu:"Reduktohet koha e vajtjes në spital, në QSUT për të bërë analiza siç janë markusi tumorial, hemoglobina e glukozuar dhe një seri analizash të tjera. Nga ana tjetër aparaturat e tjera që janë investuar në këtë Poliklinikë për sa i përket Laboratorit jo vetëm që përmbyllin ciklin dhe gamën e analizave laboratorike që duhet të ketë një qendër specialitetesh për të vendosur diagnozë, por dhe ndjekur trajtimet në vazhdim. Gjithashtu lehtëson qytetarët në marrjen e shërbimeve".

Manastirliu tha se shërbimet online të ofruara nga 1 janari në platformën e-albania do të lehtësojnë burokracitë.

Manastirliu: "Nëpërmjet platformës e-albania ne kemi krijuar mundësitë që qytetarët të ricaktojnë takimin me mjekun në mënyrë të tillë që të mos vijnë më nëpër recepsione apo te mjeku i familjes për ta riskeduluar takimin".

Poliklinika e Specialiteteve nr.1 është më e madhja në Tiranë, mbulon 12 qendra shëndetësore dhe një popullatë prej 370 mijë banorësh.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tirana-me-laborator-te-ri-kryen-47-lloje-analizash

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp