Ora News - Tirana me Laborator Inovacioni për fëmijët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fëmijët dhe të rinjtë e kryeqytetit do të kenë një mundësi të re për tu arsimuar në fushat inovative të teknologjisë falë një laboratori të ri të hapur në Tiranë. Gjatë inagurimit, kryebashkiaku Erion Veliaj siguroi mbështetjen financiare për këto nisma, të cilat sipas tij i krijojnë brezit të ri shanse për tu praktikuar në robotikë, shkencë, teknologji, inxhineri dhe matematikë.

Hapet në Tiranë qendra e re laboratorike e inovacionit, ku fëmijët mund të mësojnë kurrikulat më të avancuara ndërkombëtare në robotikë, shkencë, teknologji, inxhineri dhe matematikë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se nisma të tilla i përgatisin ata për sfidat e shekullit XXI.
Veliaj: Sot bashkia është në gjendjen më të mirë financiare dhe mund të japë subvencione, në formë bursash për fëmijët. Një qytet ka shumë sfida, por njerëzit nuk jetojnë vetëm me bukë; jetojmë edhe me këngë, art, kulturë, muzikë e libra. Por, jetojmë edhe me njohuri dixhitale. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur që këtë vit, një pjesë të buxhetit që i japim organizatave të Shoqërisë Civile, të kalojë në fushën e teknologjisë dixhitale.
Veliaj tha se shumë shpejt edhe në Shqipëri do të fillojnë klasat e kodimit, të ngjashme me modelet e vendeve si Suedia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tirana-me-laborator-inovacioni-femijet

Recommended