Ora News - Në gjyqe për atësinë, baballarët kërkojnë analizën e AND-së për fëmijët

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Sipas Kodit të Familjes, atësia e fëmijes së lindur nga martesa provohet nga akti i lindjes, i regjistruar në regjistrat e gjendjes civile, ndërsa atësia e fëmijës se lindur jashtë martese mund të vendoset me anë të njohjes vullnetare ose nëpërmjet një vendimi gjyqësor.

Në Gjykaten e Tiranës gjatë vitit që lamë pas janë marrë 24 vendime për çnjohjen e atësisë.

Sipas avokatit, Roland Islami, këto fenomene nuk janë të pakta dhe zgjidhen me anë të analizës mjekoligjore, ku me kërkesën e palës, gjykata vendos marrjen e provës dhe kryerjen e aktit të ekspertimit.

Islami: Prova e AND nuk është gjithmonë prova kryesore që çon në këtë fakt. Mund të jenë analizate gjakut, provat që babai nuk ka bashkëjetuar me nënën në kohën e nxënies së fëmijës, prova me dëshmitarë, mund të ketë dhe prova që provohet kush është i ati i vërtetë i fëmijës.

Për sociologun, Gëzim Tushi, ky është një fenomen për tu alarmuar dhe fëmijët janë ata që vuajnë pasojat më të mëdha.

Tushi: Në këtë rast fëmijët janë viktima dhe fajtorët pa faj të lidhjeve jashtëmartesore që e kanë sjellë atë në jetë duke qenë me nënë të saktë dhe atësi të gabuar. Unë mendoj që është një krim i madh, nuk është i pranueshëm. Është i papranueshëm që në jetë të sjellësh fëmijë me atësi të gabuar.

Për psikologët ky është një krim që vjen si pasojë e zhvillimit të shoqërisë dhe rritjes së pavarësisë së grave.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ne-gjyqe-atesine-baballaret-kerkojne-analizen-e-and-se-femijet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended