Ora News - Tirana e studentëve, vërshimi i të rinjve nga të katër anët
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndryshe nga ditë të tjera marshimin e nisën nxënësit e gjimnazit "Sami Frashëri". Pranë korpusit studentëve të Politeknikut dhe të Arteve iu bashkuan ata të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe të Ekonomikut.

Studentët e Fakultetit të Shkencave marshuan prej zonës së Stacionit të Trenit në Unazën e Tiranës për tu bashkuar me ata të Sporteve.

Pranë zonës së 21 dhjetorit janë pritur me brohoritje prej studentëve të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Marshimi vijoi në sheshin Willson përgjatë të gjithë rrugës thirrjet për tu bashkuar iu drejtua dhe bizneseve për të ulur qepenat.

Në bulevard u bashkuan dhe me studentët e tjerë.Vërshimi nuk u ndal këtu.

Nga Durrësi mbërriti një numër i madh studentësh që iu bashkuan të rinjve në sheshin para ministrisë së Arsimit. Më pas studentët e Elbasanit u bashkuan rreth mesditës.

Ata bënin thirrje: E duam arsimin si gjithë Europa.

Me pas rezistenca e studenteve u vendos para ministrise per diten e 6-te te saj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tirana-e-studenteve-vershimi-i-te-rinjve-nga-te-kater-anet
Recommended