Lleshaj tregon si do të goditet nga të gjitha anët krimi në Shkodër
  • 5 years ago
Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, thotë se po bashkëpunohet mes institucioneve të ndryshme për t'i dhënë goditje nga të gjithë anët, strukturave të krimit që vijojnë të jenë ende aktive në qytetin e Shkodrës, të prekur së fundi nga një numër i lartë vrasjesh.

"Sa i përket pyetjes suaj që lidhet me ngjarjen kryesisht në Shkodër apo në Elbasan, mund t?ju them dy gjëra: e para, situata e sigurisë në vend është në parametrat e saj më të mirë në histori, në qoftë se u referohemi shifrave dhe treguesve kryesorë që e sintetizojnë gjendjen e sigurisë publike. Në të njëjtën kohë ne jemi të interesuar dhe të shqetësuar edhe për perceptimin publik, i cili nuk është në nivelin maksimal dhe ne duhet ta adresojmë dhe do ta adresojmë edhe perceptimin publik, ashtu sikundër do të marrim masa të forta për të vijuar dhe thelluar luftën ndaj atyre grupeve kriminale, të cilat ende nuk janë vënë përpara drejtësisë, për arsye të punës që nevojitet për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale.

Në Shkodër po merren masa të forta dhe besoj nëse do të afroheni drejt Shkodrës, do t?i shihni masat e mëdha që po merren nga policia por jo vetëm. Ne kemi një qasje të integruar, janë shumë Agjenci që po punojnë fort në Shkodër, pra Agjenci të zbatimit të ligjit, Policia e Shtetit, SHISH, Doganat, Tatimet, Hipotekat, pra po bëhet një qasje shumë e integruar në mënyrë që strukturat ende të mbijetuara të krimit të organizuar në qarkun e Shkodrës, të marrin një goditje nga të gjithë krahët, pra një qasje 360 gradë në mënyrë që ky fenomen dhe kjo pasiguri e krijuar për shkak të veprimtarisë së këtyre grupeve, të marrë fund njëherë e mirë, në Shkodër, Elbasan, në Vlorë e gjetiu etj", tha Lleshaj në përgjigje t ëinteresit të gazetarëve gjatë konferencës për mediat me homologun çek.

Lleshaj tha se struktura "Forca e Ligjit" do të zhvillohet në mënyrë simultane edhe në ato qarqe ku problematika është më e madhe.
Recommended