RTV Ora - Tirana nis punën për t’u zgjedhur Kryeqyteti Evropian i të Rinjve në 2022
  • 5 years ago
#rtvora
Tirana ka nisur punën që në vitin 2022 të jetë Kryeqyteti Evropian i të Rinjve (EYC). Për t?ia arritur qëllimit, Bashkia e Tiranës, organizata rinore, gjimnazistë dhe studentë u mblodhën së bashku në një tryezë për të diskutuar rreth sfidave dhe hapave që do të merren për të përmbushur me sukses këtë qëllim. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se aktualisht Tirana është përzgjedhur si një nga 5 finalistet dhe synimi është fitorja.

Aplikimi është në linjë me prioritetet e Bashkisë së Tiranës për rijetëzimin e kapaciteteve kulturore, artistike, sociale, ekonomike dhe edukative të të rinjve. Veliaj shtoi se tashmë nevojitet më shumë punë dhe përkushtim.

?Duhet të jemi edhe inteligjentë, jo vetëm që të përkushtohemi me një buxhet të caktuar për të qenë Kryeqyteti Evropian i Rinisë, por edhe të ketë duk, pra të ketë një sërë aktivitetesh, ku shumë të rinj mund të përfitojnë shumë prej fushave të caktuara, jo vetëm muzikë apo art, kulturë?, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se qytetit i nevojitet edhe një dimension rajonal, që të jetë i aksesueshëm për të rinjtë që vijnë nga vendet e tjera të rajonit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tirana-nis-punen-tu-zgjedhur-kryeqyteti-evropian-i-te-rinjve-ne-2022

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended