RTV Ora - Kadastra nis punen: Sfidë regjistrimi i tokave bujqësore

  • 5 years ago
#rtvora
Regjistrimi i pronave në fshat duket se do jetë sfida e parë e institucionit të ri të Kadastrës.Zëvendëskryeministri,Erjon Braçe, gjatë prezantimit të Drejtorit të ri theksoi se për të çuar para procesin është e rëndësishme që bashkitë të luajnë rolin që i takon. Ndërkohë, Artan Lame, theksoi se në fokus tashmë do jetë përmirësimi i hartografisë.

Regjistrimi i tokave bujqësore mbetet një problem mjaft i prekshëm në Shqipëri. Gjatë prezantimit të drejtorit të Agjensisë së Kadastrës zv.kryeministri Erjon Braçe theksoi se sfida do të jetë regjistrimi i pronave që janë ende me akt të marrje në përdorim me vendim të Komisioneve të Ndarjes së Tokave.

Erjon Braçe: "Kemi 220 mijë familje fshatare me aktin e marjes së tokës në përdorim të paregjistruar dhe kjo është sfida më e madhe që ka kadastra shqiptare. Kemi 20 mijë familje që nuk janë pajisur me aktin e marrjes së tokës"

Braçe kërkoi bashkëpunim të institucioneve për regjistrimin e tokave bujqësore .

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kadastra-nis-punen-sfide-regjistrimi-i-tokave-bujqesore

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended