Ora News - Së shpejti nis aksioni për regjistrimin e tokave bujqësore

  • 5 years ago
#oranews #tokatbujqesore
Regjistrimi i tokave bujqësore mbetet një sfidë më vete pasi më shumë se gjysma e tyre rezultojnë informale. Qeveria pritet që të nisë së shpejti një aksion për regjistrimin e tyre në kushtet kur rezulton se nga 450 mijë vetëm 200 mijë janë formale duke i penguar fermerët për të marrë më shumë subvencione, por edhe për të hyrë në tregun e shitje blerjeve.

Nisja e aksionit u bë e ditur nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame.

Lame: Pas kësaj fillon aksioni i madh i këtij mandati që është regjsitrimi i tokave bujqësore. Peza është zonë bujqësore, Peza është zonë që pret të përfitojë nga imputet bujqësore, kështu që do të ketë shumë probleme jo vetëm Peza, por e gjithë Shqipëria. Është aksion i madh i këtij mandati. Është aksion që kërkon njësinë vendore të impenjohert për të vazhduar procedurat. Është aksioni që kërkon legjislativin të impenjohet.

Ndërkohë Peza është zona e parë që mbyll procesin e legalizimeve bë Tiranë.

Lame: Unë e kuptoj që nuk do bëheshin të gjitha deri në 2013, po diçka duhet të ishte bërë. I gjithë stoku prej 833 objektesh në Pezë u trajtua në këto 5 vjet.

BB dhe FMN e ka renditur regjistrimin e tokës bujqësore si një nga kushtet kryesore për zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/se-shpejti-nis-aksioni-regjistrimin-e-tokave-bujqesore
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended