Ora News - SPAK nis punën për BKH-në

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion duhet të zgjedhë së shpejti drejtuesin e Byrosë Kombëtarë të Hetimit. Kjo strukturë do të ketë nën përbërje 60 OPGJ, të cilët do të kalojnë edhe në makinën e së vërtetës.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion e njohur si SPAK ka nisur marrjen në dorë të dosjeve të para që do të hetohen prej saj.

Ndërkaq emergjete është zgjedhja e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Radio Televizioni Ora ka mësuar se aktualisht drejtuesi aktual i SPAK, Arben Kraja, është duke nxjerrë aktet ligjore për këtë procedurë, të cilat do të behen publike së shpejti ku do të hapet edhe gara për kandidimin për kreun e BKH.

Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë struktura mbështetëse e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që do të hetojë korrupsionin në nivelet më të larta të zyrtarëve, por dhe veprat që janë kryer nga grupet e strukturuara kriminale.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/spak-nis-punen-bkh-ne

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended