Ora News - Tirana e shtrenjtë! Kryeqyteti i tretë me koston më të lartë në rajon

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sipas të dhënave nga Numbeo.com shqiptarët harxhojnë më shumë për ushimet e shportës, ndërsa më pak për veshëmbathjet. Në rajon, Tirana renditet e katërta për nga kostoja e jetesës, duke lënë pas Shkupin dhe Prishtinën. Nga vendet e Europës, vendet që e kanë më të lartë koston e jetësë janë Zvicra, Islanda dhe Norvegjia.

Shqiptarët vazhdojnë të jenë ndër popujt që pjesën më të madhe të buxhetit të tyre e shpenzojnë për ushqime.

Në kryeqytet, një familje me 4 persona gjatë një muaji i duhet të shpenzojë rreth 170 mijë lekë të reja, ose 48 mijë lekë për person.

Me këtë sfond Tirana renditet në vendin e 413 nga 533 qytete në të gjithë botën për shpenzime.

Sa i përket shpenzimeve në market, duket se ka një përmirësim. Rreth 32 % e buxhetit mujor një familje e harxhon për ushqimet e shportës, në krahasim me 39 për qind që ishte një vit më parë.

Por edhe çmimet e qirave të apartamenteve dhe të transporteve zënë një shumë të konsiderueshme në buxhetin familjar.

Në kryeqytet një familje mesatarisht shpenzon në restorante 12.6 % të parave, por më pak shqiptarët harxhojnë për veshjet, ku përdoren vetëm 5 për qind të të ardhurave.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirana-e-shtrenjte-kryeqyteti-i-trete-me-koston-me-te-larte-ne-rajon

Recommended