Ora News - Shkodra, qarku i tretë me numrin më të lartë të ankesave ndaj policisë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Pas Tiranës dhe Durrësit, është Shkodra qarku i tretë në rang republike për numrin më të lartë të ankesave që qytetarët kanë në drejtim të policisë së shtetit.

Ishte shefi i sektorit të inspektimit tek SHÇBA, Sterjo Golloshi, gjatë një fushate promovuese në shkollat dhe institucionet publike të kryeqendrës së veriut, bëri me dije një fakt të tillë.

Sterjo Golloshi: Ankesat janë jo vetëm për strukturat që ju përmendët, policinë, gardën e republikës dhe shërbimin zjarrfikës, por shërbimi mirëpret çfarëdo lloj ankese që qytetarët kanë ndaj strukturave të policisë së shtetit.

Dy janë sektorët që mbajnë rekordin e ankesave, policia rrugore dhe ajo e rendit.

Sterjo Golloshi: Mbizotërojnë kryesisht ankesat sa i përket policisë rrugore në lidhje me masat administrative por gjithashtu edhe për procedurën e ndjekur nga strukturat e policisë së shtetit për trajtimin e konflikteve të ndryshme.

Por në Shkodër ku u prezantuan rezultatet e këtij vrojtimi ankesat e qytetarëve nuk kanë larguar asnjë efektiv policie, qoftë penalisht, qoftë administrativisht.

Shkodra ishte përzgjedhur për të përmbyllur një fushatë që SHÇBA ndërmori në shkolla dhe institucione publike.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shkodra-qarku-i-trete-me-numrin-me-te-larte-te-ankesave-ndaj-policise

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended