4 qytete me numrin me te larte te infektimeve |Lajme-News
  • 4 years ago
Tirana, Kruja, Shkodra dhe Kamza vijojnë të jenë qytetet më të prekur nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit 10 raste janë shënuar në këto 4 qytete.

?Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 275 testime për persona të dyshuar me Covid-19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme. Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: 2 të infektuar në Kamëz, 3 të infektuar në Krujë, 2 të infektuar në Shkodër dhe 3 të infektuar në Tiranë?.

Prej më shumë se dy muajsh në vend numri i të prekurve arrin në 842, por vetëm 206 persona janë të infektuar aktivë.

?Në të gjithë vendin 842 qytetarë, ndërsa 605 prej tyre tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 206 persona aktivë me Covid-19. Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë?.

Në dy spitalet Covid po marrin ndihmë mjekësore 38 pacientë, duke shënuar ulje të lehtë të rasteve në terapi intensive, krahasuar me një ditë më parë.

?Në dy spitalet Covid, në Spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi?, aktualisht janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive?.

Me lehtësimin e masave, ekspertët rekomandojnë që qytetarët të respektojnë masa për distancim social dhe higjienën personale.

Tv Klan
Recommended