Ora News - Largimi i shqiptarëve, INSTAT: Elbasani, Lezha e Berati me numrin më të lartë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Elbasani, Lezha dhe Berati janë qarqet më problematike për largimin e shqiptarëve në emigracion. Sipas shifrave të fundit të INSTAT, fluksi i largimit nga këto tri qarqe ka qenë shqetësues gjatë vitit 2018 duke shënuar 110 të larguar për çdo 10 mijë banorë. Instituti I statistikave thekson se emigrimi I jashtëm ka ndikuar në popullsinë e shumicës së qarqeve në vend.

Emigracioni mbetet një fenomen shqetësues për Shqipërinë vitet e fundit, por të dhënat e përditësuara të INSTAT, tregojnë se qarqet e Lezhës, Elbasanit dhe Beratit janë më problematiket mesa duket edhe për shkak të papunësisë dhe problemeve ekonomike.

Sipas INSTAT më 2018 emigracioni neto për Lezhën ishte minus 135 persona për 10 mijë banorë, ndërsa ky tregues për Elbasanin ishte minus 110 persona për 10 mijë banorë dhe për Beratin minus 105 persona.

Gjatë vitit të kaluar vetëm Vlora pa shënuar rritje emigracionin neto në vlera pozitivë me 23 persona për 10 mije banorë, çka do të thotë se në këtë qytet diferenca ndërmjet emigrantëve të kthyer dhe atyre të ikur pati një diferencë pozitive me mbi 400 persona.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/largimi-i-shqiptareve-instat-elbasani-lezha-e-berati-me-numrin-me-te-larte

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended