TV Ora - Berati me numrin më të vogël të bimëve narkotike të kultivuara

  • 5 years ago
#tvora
Me 10 raste dhe rreth 1000 bimë të asgjësuara, Berati renditet në një prej qarqeve me numrin më të vogël të bimëve narkotike të kultivuara gjatë vitit të kaluar.

Por synimi i policisë së Shtetit për vitin 2019 është eleminimi plotësisht i fenomenit.

Albert Dervishi: "Nuk lejon më shteti shqiptar kultivim të lëndëve narkotike. Dhe duhet të dalë përfundimisht nga harta e kultivimit të bimëve narkotike."

Për këtë qëllim, kontrollet do të shtohen në zonat e cilësuara si më problematike për kultivimin e drogës.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me institucionet e tjera, në mënyrë të vazhdueshme do të mbajë nën kontroll ato vende që janë më të favorshme për kultivim, siç janë zonat e pyllëzuara,ato që kanë burime uji afër, zonat e braktisura etj.

Prefekti i Beratit kërkoi bashkëpunim mes të gjitha institucioneve në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/berati-me-numrin-me-te-vogel-te-bimeve-narkotike-te-kultivuara
Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz