RTV Ora - Përplasje për numrin e saktë të pjesëmarrësve në votime

  • 5 years ago
#rtvora #zgjedhjete30qershorit

Të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhje kanë vënë përballë katër anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve dhe kryetarit të këtij instituticioni.

Zëdhënësja Drilona Hoxhaj disa herë gjatë ditës ka informuar për pjesëmarrjen në zgjedhje.

Drilona Hoxhaj: ?Pjesëmarrja në total është 15.5% deri në orën 15:00.?

Por në një deklaratë për mediat kryetari i KQZ, Klement Zguri ka deklaruar se shifrat nuk janë reale.

Klement Zguri: ?Nuk është shifër zyrtare e konfirmuar nga KQZ-ja. Kjo shifër ka ardhur përmes komunikimeve telefonike të specialistëve të KQZ-së me KZAZ-të. Dhe KZAZ-të i kanë marrë këto po përmes komunikimeve telefonike me sekretarët e qendrave të votimit. Nuk janë zyrtare, janë paraprake dhe vijnë thjesht e vetëm përmes komunikimit telefonik."

Edhe prej PD janë hedhur akuza për manipulim të të dhënave

Ivi Kaso: ?KQZ është në krye të këtij operacioni manipulimi duke mashtruar shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar.

Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi deri në orën 11 ka qenë 6% dhe 12% siç raportuan kamikazët e KQZ. Pjesëmarrja faktike deri në orën 15:00 ishte 10%. Lojërat e pista me telefona të prishur nxjerrin zbuluar paligjshmërinë e kësaj KQZ-je me 4 anëtarë të PS në shkelje të ligjit.?

Sipas KQZ numri i zgjedhësve në 30 qershor ishte 3.5 milionë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/12-pjesemarrje-zguri-shifrat-nuk-jane-te-besueshme-pa-u-konfirmuar-nga-kqz

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended