RTV Ora - Zjarr në malin e Shëngjinit, Prefekti flet për RTV Ora: Kemi agravim të situatës
  • 5 years ago
#rtvora
Ora 14:20 Në një prononcim telefonik për RTV Ora, prefekti i qarkut të Lezhës, Gjok Jaku flet për një situatë të agravuar të zjarreve në malin e Shëngjinit.

Gjok Jaku: "Ka dy orë që ka agravim të situatës. Era e fortë ka bërë që zjarri të përparojë sipër kurorës së Shëngjinit afër varrezave publike. Në një zonë flakët i janë afruar banesave dhe kemi kërkuar evakuimin e tyre. Ndërkohë që ka forca zjarrfikëse për të ndaluar flakët të përparojnë drejt banesave. Është e pamundur ndërhyrja në terren pasi është i thyer. Është i pamundur afrimi tek vatrat e zjarrit për shkak të terrenit të thyer.

Prej orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, zjarret vijojnë të jenë aktive në malin e Shëngjinit edhe mesditën e sotme (23 gusht).

Një ndjekës i faqes tonë në Instagram,ka sjele një video ku duken flakët aktive.

Zjarrfikësit janë vendosur pranë zonës së banuar pasi ndërhyrja në mal është e pamundur për shkak të terrenit malor.

Gjok Jaku ndodhet atje dhe po monitoron situaten dhe ne prononcimin telefonik u shpreh: "Është e pamundur afrimi tek vatra e zjarrit pasi terreni është i thyer. Duke iu përgjigjur shqetësimit të kreut të shtetit, Jaku tha se nuk mungon bashkëpunimi por terreni është i vështirë. Që në orën 22:00 janë në teren të gjithë llojet e shërbimeve, ai pyjor, ushtria po terreni është shumë i vështirë dhe nuk na lejon të lokalizojmë flakët. Erërat e forta e kanë shtirë shumë perimetrin e zjarrit"

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zjarr-ne-malin-e-shengjinit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended