Ora News - Deputetët e Macron: Besojmë në zgjidhje të situatës, s'ndërhyjmë në çështjet e brendshme
  • 5 years ago
#oranews

Deputetët franceze të cilët kanë ardhur në Shqipëri në emër të Presidentit Macron kanë deklaruar se nuk duan të përfshihen në çështjet e brendshme politike në Shqipëri.

Deputeti francez: Gjatë takimeve tona në Shqipëri kemi pasur takime edhe me qeverinë dhe me opozitën. Ne e kuptojmë qëndrimin e secilës parti. Për momentin nuk duam të ndërhyjmë në debatin e brendshëm shqiptar. Por unë mendoj që për të patur sa më shumë sinqeritet në vendimmarrje këtu në Shqipëri, duhet edhe një konsensus nga ana e publikut. Duhet të kemi një lloj sqarimi si Shqipëria i trajton marrëdhëniet me vendet fqinje. Ne duam të kemi parasysh edhe përpjekjet që bën Shqipëria për reformat, sidomos për reformën në drejtësi që është ekzemplera. Kemi nevojë për institucione që funksionojnë. Unë besoj se shqiptarët do të gjejnë zgjidhje për këtë.

Në këto kushte që është Shqipëria, a është gati Franca të thotë PO në qershor?

Deputeti francez: Nuk mendoj se përgjigja është kur Franca do të thotë PO, por kur do të jetë gati Franca për tu shprehur.

Se kur Franca do të jetë e gatshme të thotë se kur Shqipëria do të jetë pejse e BE nuk është një risi, por është një pikë shumë e rëndësishme. Nëse zgjerimi do të ishte diçka për të frikësuar qytetarët për zgjerimin e BE, edhe kjo mund të ndodhë.

Përpjekja jonë është letra e Macron, kjo do të thotë që të kemi një komision të ri, një parlament të ri dhe një këshillë të re gjithashtu, një shumicë progresiste në Evropë, sepse po të kemi një mazhorancë të ekstremit të djathtë do të kemi më shumë probleme në Evropë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/deputetet-franceze-nuk-perfshihemi-ne-ceshtjet-e-brendshme-politike-te-shqiperis
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended