Report TV - Kriza politike/ Deputeti francez: Duhet konsenus, nuk ndërhyjmë në çështjet e brendshme

  • 5 years ago
Deputetët francezë Jacques Maire dhe Liliana Tanguy, u takuan ditën e sotme me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe deputeten socialiste Blerina Gjylameti në kuadër të forcimit të marëdhënieve mes dy vendeve. Maire foli lidhur me situatën politike në vend teksa theskoi faktin se gjatë vizitës së tij në Shqipëri ishte takuar edhe me përfaqësues të opozitës. Maire tha se për të patur më shumë sukses në vendimarrje duhet një konsesus ana e publikut. Ai deklaroi se nuk mund të ndërhyjnë në debatet e brendshme politike duke shtuar se pas zgjedhjeve që do të mbahen në BE do të ketë diksutime më të thella lidhur më krizën politike në Shqipëri.

"Ne kemi ardhur në Shqipëri dhe për të diskutuar lidhur me situatën politike në Shqipëri, do të kemi diskutime edhe më të thella pas zgjedhjeve që do të mbahen në BE. Jemi këtu dhe për të përforcuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ne gjatë qëndrimit tonë në Shqipëri kemi pasur takim dhe me opozitën, dhe e kuptojmë qëndrimin e partive politike. Nuk mund të ndërhyjmë në debatet e brendshme, për të pasur sa më shumë sinqeritet në vendimarrje, duhet një konsensus nga ana e publikut, duhet të kemi dhe një sqarim si Shqipëria trajton marrëveshjet me vendet fqinje", u shpreh Maire.

Deputetët francezë thanë se nuk dihet se kur qeveria e tyre do të shprehet lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë, pasi kjo lidhet dhe me rrymat e esktremistëve brenda vetë BE-së.

Nga ana tjetër Taulant Balla u shpreh se Franca mbështet e hapjen e negociatave për Shqipërinë.

"Unë jam i sigurtë që do të hapen negociatat në muajin Qershor me Bashkimin Europian. Franca e mbështet procesin e Integrimit të Shqipërisë", deklaroi Balla.

Recommended