RTV Ora - Vihet nën kontroll zjarri në malin e Shëngjinit
  • 5 years ago
#rtvora

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Shëngjinit por ende nuk është shuar plotësisht.

Reshjet e shiut të një nate më parë kanë ndikuar pozitivisht.

Ushtria po punon për shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit, informon gazetari i RTV Ora, Elvis Hila.

Prefekti: Shiu na ndihmoi

Prefekti i qarkut të Lezhes, Gjok Jaku në një prononcim telefonik për RTV Ora tregon se reshjet e shiut që ranë mbrëmjen e së premtes ndihmuan shumë për shuarjen e flakëve.

"Jam në vendin e ngjarjes në zonën ku 8 orë më parë kishte prezencë zjarri. Për fat të mirë reshjet e rëna mbrëmë rreth orës 22:30 - 23:00 na lehtësuan maksimalisht punën tonë në terren megjithëse për hir së të vërtetës repartet ushtarake të Vau Dejës, policia, dhe 10 zjarrfikëse bashkë me efektivët bënë një punë të shkëlqyer pasi e mbajntën nën kontroll të plotë situatën për të mos rrezikuar asnjë banesa apo njerëz"

Mbrëmë situatën e vështirë e bënin edhe shpërthimi i predhave.

"Dua te theksoj se problem madhor gjate gjithe periudhes aktive të flakëve, qe shpërthimi i numrit të madh të predhave, në të gjithë faqen e malit, rreth 50 të tilla. Akoma më të vështirë e bënin situatën rrëshqitjet e masiveve shkëmbor. Kjo e vështirësoi shumë punën e forcave ushtarake, megjithatë sot jeminë një situatë të tejkaluar nuk kemi asnjë vatër zjarri.

Prefekti informon se sot jemi në situatë të tejkaluar "Nuk kemi asnjë vatër zjarri, megjithatë qëndrojmë këtu për të mbajtur nën kontroll cdo gjë."

Ndërkohë gjate nates shpërtheu dhe një vatër zjarri në fshatin Manati të Lezhës.

"Për rreth 2 orë forcat zjarrifkëse punuan për të shuar zjarrin" tregon Jaku për RTV Ora.

Zjarret që vijuan prej më shumë se 24 orësh pasditen e djeshme rrezikuan banesat dhe varrezat publike, ndërkohë ndërhyrja ishte e vështirë për shkak të terrenit malor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vihet-nen-kontroll-zjarri-ne-malin-e-shengjinit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended