RTV Ora - "Nuk e ndezëm ne zjarrin në mal", lirohen “zjarrvënësit” e Shëngjinit

  • 5 years ago
#rtvora
Dy të rinjtë e arrestuar si autorë të zjarrvënies në malin e Shëngjinit që për dy ditë dogji disa hektarë pyll e rrezikoi zonën e banuar do të dalin nga qelia. Gjykata e Lezhës ka vendosur hetim në gjendje të lirë për Ardit Ujkën dhe Milton Ivanaj që nga ana e tyre mohuan akuzat.

Gjykata e shkallës së parë në Lezhë ka lënë të lirë dy të arrestuarit për zjarrvënien në malin e Shëngjinit.

Ardit Ujka dhe Milton Ivanaj do të hetohen në gjendje të lirë për akuzat e ngritura ndaj tyre, pasi gjykata vendosi masën e sigurisë "detyrim paraqitje".

Gjatë seancës gjyqqsore e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, dy të pandehurit nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre, duke deklaruar se nuk kanë lidhje me këtë çështje.

Para togave të zeza Milton Ivanaj është shprehur se nuk i ka vënë zjarrin malit, por vetëm ka njoftuar policinë për zjarrin pasi kishtë frikë se do ti digjej stani së bashku me bagëtitë që kishte në mal.

Pasi dëgjoi pretendimet e prokurorisë, avokatëve dhe dy të pandehurve, gjyqtari Artan Hajredinaj vendosi masën e sigurisë "detyrim paraqitje" në policinë gjyqësore çdo ditë të martë të javës.

Ardit Ujka dhe Milton Ivanaj akuzohen për veprën penale "Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor".

Zjarret në malin e Shëngjinit shkaktuan dëme kolosale në kurorën e gjelbër, madje duke rrezikuar të zbresin deri në qytet.

Lokalizimi dhe shuarja e plotë e zjarrit erdhi pas disa orësh "luftë" me flakët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lihen-te-lire-dy-te-arrestuarit-zjarrin-ne-malin-e-shengjinit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended