RTV Ora - Kush po i vë zjarrin Shqipërisë? Xhaçka flet për situatë të pazakontë dhe akte vandale

  • 5 years ago
#rtvora
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një deklaratë për mediat komentoi situatën e zjarreve, ku i quajti akte vandale dhe të pashpjegueshme, pasi zjarrvënia nuk ka lidhje me hapjen e kullotave apo zjarre të vëna padashje duke djegur mbeturinat. Sipas Ministres, gjatë muajit mars janë djegur mbi 245 hektarë pyje e kullota dhe janë regjistruar 243 vatra zjarri, ndërsa i bëri thirrje klasës politike dhe autoriteteve lokale për të bashkëpunuar në këtë situatë të pazakontë.

Situata e pazakontë e krijuar me zjarret në vendin tonë gjatë muajit mars detyroi Ministrin e Mbrojtjes Olta Xhaçka ti drejtohet me një apel klasës politike.

Në një konferencë të posaçme për mediat, Xhaçka ftoi të gjithë politikanët të denoncojnë këtë fushatë që shkon në dëm të vendit.

Xhaçka: Ju bëj thirrje të gjitha forcave politike, të gjithë politikanëve pa dallim që të na bashkohen për të denoncuar dhe luftuar këtë fushatë që nuk shkon në dëm të qeverisë por në dëm të vendit. Jam ndjerë e keqardhur dhe e revoltuar kur kam dëgjuar ndonjë syresh që është rrekur të krijojë ndonjë alibi për këtë situatë.

Ministrja e Mbrojtjes tha se nuk ka dhe nuk mund të ketë alibi dhe as justifikim për këto akte.

Xhaçka: Nuk ka e nuk duhet të ketë asnjë forcë politike, pavarësisht problemeve që ajo ka, që të mbështesë duke justifikuar, apo të nxisë përmes gjuhës së konfliktit e dhunës akte, që e theksoj, nuk dëmtojnë qeverinë, por rrezikojnë të kthehen në një kërcënim real për pronën dhe jetën e qytetarëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kush-po-i-ve-zjarrin-shqiperise-xhacka-flet-situate-te-pazakonte-dhe-akte-vandale

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended