Ora News - Testet serologjike në privat,rezultatet do të përdoren për studimin e situatës dhe kurbën
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Në laboratorët privat tashmë do të mund të kryhen testet serologjike të miratuara nga agjencia e barnave dhe pajisjeve mjekësore. kjo lloj analize do të përdoret për të parë nëse e keni kaluar apo jo coronavirusin, ndërsa për ministrinë edhe si një rast studimi apo edhe për krijimin e kurës me antitrupat e prodhuar në gjak.

Teste serologjike tashmë mund të kryhen edhe në laboratorët privat.

Komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar protokollin për kryerjen e këtyre testeve në institucionet shëndetësore private si një masë për përballimin e situatës së pandemisë në Shqipëri.

Ministria e shëndetësisë njofton se testet serologjike që do të përdoren nga klinikat private duhet të jenë të aprovuara nga agjencia kombëtare e barnave dhe pajisjeve mjekësore.

Testet serologjike fillimisht janë kryer vetëm në laboratorin e QSUT dhe për grupet më të rriskuara si anëtarët e stafeve mjekësore, ndërsa sot ministria e shëndetësisë njofton se po vlerësohet edhe testimi i popullatës për të parë nivelin e antitrupave të coronavirusit.

Ky testim deklaron ministria bëhet për qëllime studimi për situatën pandemike që ka kaluar vendi ynë.

Ministria e shëndetësisë njofton se testet serologjike tregojnë praninë e antitrupave, dhe më pas të bëhet një vlerësim për personat që mund të bëhen dhurues të të gjakut për të prodhuar plazmën konvaleshente, produkt ky i cili shihet si një mundësi shërimi për personat e prekur me coronavirus.

Kjo lloj analize mund të kryhet 1 deri në 3 javë pas infektimit, për të bërë edhe një vlerësim të rasteve të paidentifikuara përmes tamponit.

Nga testimet serologjike të kryera deri tani, 5.5% e të testuarve kanë dal pozitiv, ndërsa në spitale reanimacionet kanë përqindjen me të lartë të rasteve pozitive, e pasuar nga spitali infektiv e më pas nga spitali Shefqet Ndroqi.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/jepet-drita-jeshile-testet-serologjike-edhe-ne-strukturat-private/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended