Ora News- Bie besimi në ekonomi, BSH: Bizneset dhe individët presin përkeqësim të situatës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas tre muajve me tregues pozitiv besimi në ekonominë shqiptare ka pësuar rënie. Si bizneset po ashtu edhe indivitët kanë pritshmëri negative për gjendjen e tyre financiare në muajt në vijim. Treguesit kryesor që janë përkeqësuar janë të ardhurat që parashikohen të ulen ndërsa shpenzimet të rriten.

Besimi i bizneseve por edhe i individëve për pjesën e mbetur të vitit janë përkeqësuar ndjeshëm. Banka e Shqipërisë ka publikuar raportin mbi treguesin e ndjesisë ekonomike e cila ra me 9.9 pikë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018.

Treguesi i besimit në sektorin e industrisë me 3.7 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë të këtij viti situatë që reflektoi përkeqësimin e të tre balancave formuese prodhimit, kontratave porositëse, dhe gjendjes financiare.

Sektori i ndërtimit parashikon vështirësi financiare për muajt e ardhshëm e ndikuar nga kontratat porositëse dhe gjendja e të ardhurave. Shqetësues mbetet edhe fakti i rënies së besimit në sektorin e shërbimeve i cili gjatë muajve të verës ka ecurinë më pozitive i ndikuar nga sezoni turistik. Kjo situatë në këtë sektor është ndikuar nga gjendja financiare, pritjet për kërkesën dhe punësimin në tremujorin e ardhshëm. Po ashtu sipas raportit të BSH edhe sektori i tregtisë ka pritshmëri pesimistë për muajt e ardhsëm të vitit e ndikuar nga ecuria e punësimit në tremujorin e ardhshëm dhe ecuria e biznesit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bie-besimi-ne-ekonomi-bsh-bizneset-dhe-individet-presin-perkeqesim-te-situates

Recommended