Report Tv - Tërmeti në jug/ Çako inspekton banesat e dëmtuara: Po bëhet vlerësimi i situatës

  • 5 years ago
Një ditë pas tërmetit që tronditi dje jugun e Shqipërisë dhe shkaktoi dëmtim të 5 banesave në fshatin Kuç të Vlorës, drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka shkuar të inspektojë banesat e dëmtuara. Çako ka thënë se po bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në këto banesa si edhe në shkollën e fshatit.

?Jemi duke parë nga afër situatën pas tërmetit të dateës 4 janar në fshatin Kuç. Së bashku me pushtetin vendor do të bëjmë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara në banesa por edhe në shkollën e fshatit. Emergjencat  Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për t?ju ardhur në ndihmë banorëve. Të kalojmë situatën aktuale dhe natyrisht pastaj do të bëjmë vlerësimin dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara.?- u shpreh Çako.

Recommended