Ora News - Çako inspekton banesat e dëmtuara nga tërmeti në Kuç: Vlerësim të gjitha dëmeve

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Tërmeti me magnitudë 4.8 ballë i shkallës Rihter që u regjistrua të premten ka prekur pothuajse të gjitha banesat në fshatin Kuç të Vlorës, ku dëmtime kanë pasur në total rreth 60 shtëpi.
Pesë prej tyre rrezikojnë të kthehen në të pabanueshme si pasojë e dëmtimeve të shumta që kanë marrë. Lëkundjet sizmike nuk ka mundur ti përballojë as shkolla 9-vjeçare e fshatit.

Në Kuç, pasditen e të shtunës ishte dhe Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako. Ai siguroi banorët se do të bëhet vlerësimi i dëmeve në të gjitha objektet e prekura nga tërmeti.

Çako: Jemi duke parë nga afër situatën pas tërmetit të datës 4 në fshatin Kuç. Së bashku me pushtetin vendor do të bëjmë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara në banesa, por edhe shkollën e fshatit.

Çako theksoi se Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për ti ardhur në ndihmë banorëve.

Çako: Të kalojmë situatën aktuale dhe natyrisht pastaj do të bëjmë vlerësimin dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/cako-inspekton-banesat-e-demtuara-nga-termeti-ne-kuc-vleresim-te-gjitha-demeve

Recommended