Ora News - Gjirokastra me numrin më të ulët të lindjeve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqiptarët po preferojnë të kenë gjithomnë e më pak fëmijë.

Të dhënat demografike të INSAT tregojnë se lindshëmria në vend vijon të ulet ndjeshëm.

Sipas të dhënave për tremujorin e dytë të këtij viti lindjet janë ulur me 25.3% ose 1.891 lindje më pak për periudhën prill-qershor të këtij viti u regjistruan krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2018, pasqyron një rënie me 69,9 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2017.

Disa nga arsyet e uljes së lindshëmërisë janë mundësitë ekonomike të familjeve të reja,planifikimi familjar por edhe emigracioni.

Ekspertët sygjerojnë që të ndërmeren politika të menjëhershme për të stimuluar lindjet e fëmijve pasi me këto ritme shumë shpejt popullsia e Shqipërisë do të shkojë drejt plakjes.

Në bazë të qarqeve Gjirokastra është qyteti që ka pasur numrin më të ulët të lindjeve ku shënuan vetëm 87 lindje në tre muaj.Ndërsa në katër qarqe të vendit shtesa natyrore ishte negative edhe këtë tremujor.

Në Vlorë, Korçë, Fier dhe Berat numri i vdekjeve e tejkaloi atë lindjeve.

Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 1.851 lindje por edhe në kryeqytet nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë lindur më pak fëmijë.

Aktualisht mosha mesatare e shqiptarëve është 35 vjeç, ndërsa pritshmëritë sipas të dhënave të INSTAT janë që në 2031 mosha e popullsisë të shkoj 42 vjeç.

Lindjet sipas qarqeve

Janar-Mars Prill-Qershor

Vlorë 333 221

Berat 334 212

Gjirokastër 112 87

Lezhë 368 255

Kukës 279 196

Korçë 503 339

Fier 730 507

Durrës 763 626

Tiranë 2.379 1.851
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjirokastra-me-numrin-me-te-ulet-te-lindjeve

Recommended