RTV Ora - Basha zotohet nga Berati: Pazar me Edi Ramën kurrë më, largimi i panegociueshëm!

  • 5 years ago
#rtvora
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përsëriti nga Berati se nuk do të ketë asnjë pazar apo kompromis me Edi Ramën.

Teksa i ftoi qytetarët e Beratit të marrin pjesë masivisht në protestën e thirrur nga opozita të shtunën e 25 majit, Basha tha se largimi i Ramës si Kryeministër mbetet kusht i panegociueshëm.

Lulzim Basha: Nuk ka kompromis me të keqen, nuk ka pazar me Edi Ramën.Këtu nga kjo sallë katër muaj më parë u zotova se nëse ligji për vettingun e politikanëve nuk do të miratohej, opozita do të bënte hapin përfundimtar, do të digjte mandatet. Kjo ndodhi. Këtu nga kjo sallë ju them sot: Pazar me Edi Ramën kurrë më, largimi i tij është i panegociueshëm për ti hapur rrugë vullnetit popullor, garës së ndershme, ndryshimeve politike, kushtetuese dhe zgjedhore që do të rikthejnë garën politike për të çliruar edhe PS nga sundimi i krimit dhe për ta kthyer procesin politik nga një makth për qytetarët shqiptarë në një shërbim në funksion të shqiptarëve dhe të mirës së tyre të përgjithshme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-zotohet-nga-berati-pazar-me-edi-ramen-kurre-me-largimi-i-panegociueshem

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended